Brazili mund të bëhet vendi me numrin më të madh në botë të vdekjeve nga COVID
Washington, 12 qershor - Brazili mund të bëhet vendi me numrin më të madh në botë të vdekjeve nga koronavirusi, nëse nuk do të ketë ndryshime domethënëse në masat e parandalimit të sëmundjes, sipas një projeksioni të bërë nga Instituti i Metrikës i Universitetit të Washingtonit.
Metoda matematikore e përdorur nga Shtëpia e Bardhë për të monitoruar të dhëna për pandeminë, parashikojnë që më 29 korrik, Amerika e Jugut mund të ketë 137 500 vdekje ndërsa në SHBA 137 000.
Nëse projeksioni do të konfirmohet, territori brazilian do të regjistronte rekordin botëror të vdekjeve nga Covid-19.
Rritja dramatike e rasteve në Brazil është regjistrua në 30 ditët e fundit duke kaluar nga 10 000 vdekje më 9 maj në 38 000 më 9 qershor.
Ndërkohë në 24 orët e fundit janë konfimuar 1.239 viktima, duke e çuar në 40.919 numrin total të viktimave që prej fillimit të pandemisë.