23 Dhjetor 2024

Blerja e mamografisë mobile, afër finalizimit

Prishtinë, 26 nëntor - Grupi i Grave Deputete në bashkëpunim me OSBE-në, mbajti sot  një konferencë për shtyp, në hollin e ndërtesës së Kuvendit të  Kosovës, lidhur me fushatën për vetëdijesimin e grave sa i përket kancerit të gjirit, si dhe për blerjen e mamografisë mobile, që mundëson zbulimin e hershëm të kësaj sëmundjeje.

Konferencën e hapi anëtarja e Bordit të GGD-ës, Donika Kadaj Bujupi, e cila pasi i uroi mirëseardhje shefit të misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorit Jean Claude Schlumberger, theksoi se pas punës së madhe të Grupit të grave Deputete përkitazi me vetëdijesimin e grave sa i përket kancerit të gjirit dhe aktiviteteve për mbledhjen e fondeve për blerjen e mamografisë mobile, është afër finalizimi i këtij Projekti shumë të rëndësishëm për shëndetin e grave.

Në gjithë këtë aktivitet, theksoi ajo, një ndër partnerët kyç është edhe OSBE-ja.

Shefi i Misionit të OSBE në Kosovë, Jean-Claude Schlumberger, përgëzoi GGD-ën  për këtë nismë duke theksuar se OSBE-ja është partner strategjik i GGD-ës dhe  do ta përkrahë në vazhdimësi grupin e grave deputete.

OSBE-ja, tha ai, do të ndihmojë fushatën e realizimit të këtij projekti, përkatësisht adresimin dhe mbledhjen e fondeve për blerjen e aparaturës së Mamografit mobil.

Misioni i OSBE-së do të ndihmojë edhe në aspektin e organizimit të fushatës me anë të bilibordave, në organizimin e mbrëmjes së mbledhjes së fondeve etj.

Në vijim ai tha:”Jemi të lumtur që grave të Kosovës po ju bëjmë një shërbim kaq me rëndësi. OSBE-ja e  konsideron shumë të rëndësishëm çështjen e fuqizimit të gruas, prandaj ne do të vazhdojmë të përkrahim GGD-ën edhe më tutje”, theksoi ambasadori Jean Claude Schlumberger .

Në vijim kryetarja GGD-ës Teuta Sahatqija, foli për  aktivitetet që shoqërojnë këtë projekt. Puna e GGD-ës po vlerësohet lart, theksoi Sahatqija, e  këtë po e dëshmon edhe fakti se një grup i grave deputete është ftuar në Vjenë për  ta prezantuar këtë projekt, organizuar nga ana e OSBE-së.

Ajo tha se ky projekt ngërthen disa komponente siç janë komponenta shëndetësore, si dhe fakti  që gratë deputete  ndërmorën këtë projekt në bazë mbipartiake.

Ky projekt është edhe dëshmi se gratë dinë e janë në gjendje të ndërmarrin projekte të madha dhe afatgjata.

Sahatqija tha se GGD-ja edhe pas realizimit të këtij projekti do të mbikëqyrë atë dhe do të angazhohet edhe në anën buxhetore të realizimit sa më të mirë të këtij projekti në praktik.

Sa i përket fondeve që nevojiten për blerjen e mamografisë mobile, Teuta Sahatqija theksoi se në xhirollogari tashmë është deponuar një e treta e mjeteve buxhetore për blerjen e këtyre pajisjeve, ndërsa llogaritet se mamografi mobil do të kushtojë prej 300 deri 500 mijë euro.

Ajo me këtë rast falënderoi edhe mediat që po ndihmojnë afirmimin e këtij projekti.

Në përfundim të konferencës para të pranishmëve u bë prezantimi i spotit për blerjen e mamografisë mobile, reklamave, billbordave etj., të  financuara nga OSBE-ja.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)