09 Janar 2025

Bisedojnë për konferencën e të drejtave të pacientëve

Prishtinë, 6 tetor - Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani priti sot në takim përfaqësuesit e Shoqatës së të drejtave të pacientëve në Kosovë - PRAK, me të cilët bisedoi për çështje që lidhen me realizimin së më të mirë të drejtave të pacientëve në Kosovë dhe, në mënyrë të veçantë u bisedua për Konferencën ndërkombëtare për të drejtat e pacientëve që  më 16 dhe 17 tetor 2016 do të mbahet në Kosovë.

Gjatë këtij takimi, ministri Rrahmani ka vlerësuar angazhimet e PRAK për të përmirësuar fushën e mbrojtjes të drejtave të pacientëve në Kosovë,  në bashkëpunim me Ministrinë dhe institucionet, dhe ka siguruar se MSh do të përkrah angazhimet që rrisin transparencën e institucioneve dhe fuqizimin e të drejtave të pacientëve në kujdesin shëndetësor.

Në takim është biseduar edhe për zgjerimin e bashkëpunimit me PRAK dhe shoqatat që kujdesen për të drejtat e pacientëve, promovimin e këtyre të drejtave si dhe fuqizimin e mekanizmave që rrisin përgjegjësinë dhe llogaridhënien në sektorin shëndetësor.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)