Bill Gates ndan 50 milionë dollarë për Ebolën
New York, 12 shtator - Fondacioni \"Bill dhe Melinda Gates\" thotë se do të japë 50 milionë dollarë për të ndihmuar në përpjekjet e luftës kundër epidemisë në rritje të Ebolës në Afrikën Perëndimore.
Fondacioni me bazë në Seatëll thotë se do t\'ia japë fondet menjëherë Kombeve të Bashkuara dhe agjencive ndërkombëtare të ndihmave, për blerjen e pajisjeve tepër të nevojshme dhe për operacionet e emergjencës në vendet e prekura nga epidemia.
Fondacioni po ashtu thotë se do të bashkëpunojnë me partnerët e vet për të përshpejtuar zhvillimin e terapive, vaksinave dhe analizave diagnostikuese për trajtimin më mirë dhe parandalimin e transmetimit të sëmundjes së rëndë.
Të martën, Kombet e Bashkuara caktuan një fond prej 3.8 millionë dollarësh për ndihma humanitare nga ajri, për pajisje dhe personel mjekësor për vendet e goditura nga epidemia.
Kufizimi i udhëtimit në rajon ka penguar operacionet humanitare për të prekurit nga Ebola.