Bien disa pllaka të knauf-it në Spitalin e Vushtrrisë
Prishtinë, 3 shkurt - Drejtori i Spitalit të Vushtrrisë, dr. Hajrullah Saraqi ka njoftuar sot Ministrin e Shëndetësisë Imet Rrahmani për një defekt të vogël që ka ndodhur aty, përkatësisht rënien e disa pllakave të knauf-it, të cilat sipas njoftimit të Drejtorit, nuk kanë paraqitur kurrfarë rreziku as për pacientët e as për personelin aty.
Në njoftimin e drejtorit, bëhet e ditur se defekti është sanuar për 30 minuta nga punë kryerësi që ka bërë renovimin e spitalit, për çfarë janë bindur edhe mediat që kanë vizituar spitalin, për të parë se gjendja është sanuar në tërësi.
Drejtori i Spitalit ka shprehur keqardhje për dezinformatat për kinse të lënduar, situatë kjo që është demantuar se nuk qëndron ashtu edhe nga stafi i Spitalit edhe nga Policia e Regjionit të Mitrovicës që kanë bërë inspektimin e vendit ku ka ndodhur defekti.