22 Dhjetor 2024

Bie vdekshmëria perinatale në Kosovë

Prishtinë, 22 prill - Sot, është prezantuar Raporti Perinatal në Kosovë për vitet 2000-2010, ku mes tjerash u theksuar në 10 vjetshin e fundit, ka përmirësime të dukshme për sa i përket shëndetit neontal, por  mbetet që ende të punohet edhe në të ardhmen.  

Me rastin e këtij prezantimit, Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, dr. Ferid Agani, tha se  shëndeti neonatal është  segment mjaftë i rëndësishëm dhe indikatorë kryesor  për kyçje në Bashkësinë Evropiane.

Sipas deri tani është punuar mjaftë në këtë drejtim, falë përkushtimit të punëtorëve shëndetësore, por edhe donatorëve që kanë dhënë kontribut  të madh në këtë drejtim?

Ministria e Shëndetësisë, vitin e kaluar ka prezantuar Strategjinë për Zhvillimin  e saj në vitet e ardhshme, ku mes tjerash hyn edhe shëndetit  i fëmijë dhe nënës dhe ky është një nga prioritet e Ministrisë?, theksoi dr. Agani.

Ai mes tjerash  tha se   llogaritë shumë edhe në punën e Shoqatave dhe punën e Klinikës së Gjinekologjisë, Spitaleve Rajonale dhe Qendra të Mjekësisë  Familjare si bartëse të projektit.

Ministri Agani, tha se do të punohet shumë edhe për sa i përket promovimit të shëndetit të nënave dhe fëmijëve, ku në këtë drejtim është bërë mjaft, por duhet bërë edhe më shumë.

Në emër të QKUK-së, foli, Dr. Lulzim Emini, Ud. Drejtor Ekzekutiv, i cili tha \"se ka marrë një vendim që dy shërbimet e neontaologjisë që kanë  vepruar ndaras, tash etuje të veprojnë bashkë\".

Kam marrë vendim që dy shërbimet e neontaologjisë të bashkohen dhe të formohet Qendra Kombëtare e Neontaologjisë, pra edhe shërbimi i Neontaologjisë në Pediatri dhe ai në Gjinekologji do të punojnë së bashku në një shërbim i  cili është vendosur në Klinikën e Gjinekologjisë?, theksoi dr. Emini.  

Ai tha se rezultatet e treguara deri tani  lidhur me gjendjen perinatale  janë shumë inkurajuese, por mbetet ende për të punuar.  Sipas tij, shifrat e 10 viteve të fundit flasin se ka përmirësime të dukshme në këtë drejtim, por ende mbetet punë për të bërë, përderisa ndihma e QKUK-së, nuk do të mungojë.

Dr. Skënder Syla,  Drejtor i Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Kosovë, foli në emër të OBSH-së, UNFPA-së dhe  UNICEF-it. 

\"Gjendja shëndetësore e nënave dhe fëmijëve në Kosovë vazhdon të mbetet sfidë madhore për sistemin shëndetësor kosovar, përkundër trendit të padikskuteshëm dhe shpresëdhënëse të përmirësimit të indikatorëve kyç\", theksoi  Dr. Syla  përmendi shifra ilustruese që flasin se është punuar shumë, duke  rikujtuar se në vitin 2010 në maternitetet e Kosovës, brenda javës së  parë të jetës apo kanë lindur të vdekur 1.149 foshnja,  në vitin 2010 ky numër është vetëm 539.

Sipas tij, publikimi i raportit në fjalë  dëshmon për përmirësim të vazhdueshëm të indikatorëve peronatal.

\"Duke parë rezultate e arritura, ushqejmë shpresën se do të jemi në gjendje të përmirësojmë edhe më tutje ata dhe të paktën t\'i ofrohemi  synimeve zhvillimore të mijëvjecarit.\"

Prof. Dr. Shefqet Lulaj, Drejtor i Klinikës  Obstetrike Gjinekologjike, tha se ky raport  është vazhdimësi  e raporteve të mëparshme dhe paraqet gjendjen perinatale në Kosovë për vitin 2010, duke krahasuar me vitet e kaluara.

\"Për vitin 2010, janë raportuar 27.517 lindje me 27.963 të porsalindur prej tyre  27.646 të porsalindur të gjallë, 318 (11,4 promil)  vdekje  fetale dhe 216 (7.8 promil) vdekje të hershme neonatale, respektivisht 534 ( 19.1 promil) vdekje perinatale\", sqaroi dr. Lulaj.

Sipas tij, vdekshmëria perinatale tregon  trend të  rënies krahasuar me vitet  paraprake, pasi që në vitin 2000, shkalla e vdekshmërisë preonatale ka qenë 29.1 promil. Dr. Lulaj, tha se 38% e gjithë lindjeve të kryera në Kosovë, janë realizuar në Klinikën Gjinekologjike Obstetrike. Financimin e projekteve për përmirësimin e gjendjes perinatale e ka mbështetur  Qeveria e Luksemburgut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)