28 Dhjetor 2024

Bie vdekshmëria e foshnjave të porsalindura

Prishtinë, 18 janar - Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, bënë të ditur se edhe pse shpeshherë është raportuar për rritje të vdekshmërisë së foshnjave të porsalindura, statistika zyrtare nga Klinika e Neonatologjisë në QKUK, flasin për ulje të konsiderueshme të vdekshmërisë.

Në vitin 2000, vdekshmëria e foshnjave në Njësinë e Neonatologjisë, ka qenë 31 promilë, që do të thotë se 31 foshnje të porsalindura kanë vdekur, për çdo1000 të porsalindur të lindur të gjallë, duke i llogaritur foshnjat prej 22 javë të moshës së shtatzënësisë, ose me peshë mbi 500 gr.

Përgjatë këtyre viteve ka përsëri rënie graduale të kësaj vdekshmërie.

Këtë vit për herë të parë në historinë e Klinikës së Neonatologjisë,vdekshmëria neonatale shënon shifrën prej 9.1 promil, që përafërsisht është në të njëjtin nivel me shtetet e rajonit. Kjo përkon edhe me Synimet Zhvillimore të Mileniumit që deri në vitin 2015 të ulet vdekshmëria neonatale për dy të tretat.

Krahasuar me vitin paraprak, në vitin 2014 kemi pasur rënie prej 6.5 promilë që do të thotë se kanë qenë 65 vdekje më pakë për të njëjtin numër të fëmijëve që kanë lindur të gjallë.

Për raportime ndërkombëtare, ku për të dhëna statistikore llogariten vdekjet e fëmijëve me peshë më të madhe se 1000 gr dhe me moshë të barrës mbi 28 javë, atëherë konstatohet se shkalla e vdekshmërisë neonatale është 5 promilë.

Në uljen e vdekshmërisë neonatale ka ndikuar përkushtimi i stafit për përmirësimin e cilësisë së kujdesit të ofruar, edukimi i vazhdueshëm profesionalë, përpilimi i protokolleve të punës në nivel të Klinikës, furnizimi më i mirë i Klinikës me paisje mjekësore dhe material shpenzues, donacioni i Surfaktantit për vite me radhë i cili ka ndikuar në rritjen e mbijetesës së foshnjave të lindura para kohe si dhe donacionet tjera për të cilat jemi shumë mirënjohës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)