29 Dhjetor 2024

Bie vaksinimi në shkallë globale

Gjenevë, 4 maj - Organizata Botërore e Shëndetit shënon Javën Botërore të Imunizimit çdo vit gjatë javës së fundit të prillit. Këtë vit, Organizata Botërore e Shëndetit raporton se ka rënie të imunizimit dhe se fëmijët nuk po marrin vaksinat që u shpëtojnë jetët.

Luftëra, sëmundje e madje edhe zgjedhje personale kanë lënë fëmijët në vende të pasura dhe të varfëra të paimunizuar. Organizata Botërore e Shëndetit thotë se ritmet drejt objektivave globale për këtë vit janë larg synimeve. Jean-Marie  Okwo-Bele është me Organizatën Botërore të Shëndetit.

“Një në pesë fëmijë të paktën nuk është përfshirë në ciklin rutinë të vaksinave.” 

Në anën praktike kjo nënkupton se një milion e gjysëm fëmijë mund të vdesin nga sëmundje të parandalueshme si poliomeliti, tetanozi e të tjera.

Vetëm nga mesi i prillit filloi përsëri programi i imunizimit në vendet e goditura nga Ebola të Afrikës Perëndimore. OBSH thotë se shumica e fëmijëve të paimunizuar jetojnë në vendet më të varfëra të botës.

Por disa jetojnë në vende të pasura si Shtetet e Bashkuara. Amerika përjetoi përhapjen e fruthit që filloi në parkun Disneyland në Kaliforni dhjetorin e kaluar dhe zgjati deri nga mesi i prillit. Fruthi mund të shkaktojë vdekjen, humbjen e shikimit, dëgjimit apo dëmtim të përhershëm të trurit.

Por disa prindër po lobojnë për të drejtën për të vendosur vetë për vaksinimin. Një prej tyre është edhe Elizabeth Bell.

“Dua të drejtën të vendos se çfarë mund të injektohet në trupin e fëmijës.”

Shumë prej prindërve shqetësohen se vaksinat shkaktojnë autizmin, pavarësisht studimeve që tregojnë të kundërtën.

Një studim që hedh poshtë ndonjë lidhje mes vaksinës kundër fruthit dhe shytave dhe autizmit është publikuar në Revistën e Shoqatës Amerikane të Mjekësisë. Studimi hulumtoi afro 100 mijë fëmijë që ishin vaksinuar deri në moshën pesë vjeçare. Mjeku Anjali Jain udhëhoqi studimin.

“Nuk gjetëm prova të lidhjeve të dëmshme mes vaksinave dhe çrregullimeve të autizmit.” 

Sipas Organizatës Pan American Health, që është pjesë e OBSH, rubela, një sëmundje virale e ngjashme me fruthin, është zhdukur në Amerikë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë synon të eliminojë rubelën nga një tjetër rajon deri nga fundi i këtij viti dhe të dyfishojë përpjekjet për të siguruar që më shumë fëmijë të marrin vaksinat e nevojshme për të qënë të shëndetshëm dhe për një jetë produktive.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)