Bie numri i të hospitalizuarve me koronavirus
Prishtinë, 16 shtator - Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka bërë të ditur së sot në spitalet e Kosovës janë të shtrirë 719 pacientë me koronavirus.
“Prej tyre, 603 pacientë janë më oksigjeno-terapi dhe 47 në trajtim intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.
Numri i pacientëve të hospitalizuar është ulur për 67 pasi një ditë më parë ishin raportuar 779 pacientë.
Në Klinikën e Gjinekologjisë janë 4 paciente, Klinikën e Pediatrisë 4 pacientë ndërsa në atë të Neonatologjisë po trajtohet 1 foshnje me koronavirus.
Pavarësisht faktit se numri i rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë gjatë ditëve të fundit ka shënuar një rënie të lehtë, ai i viktimave vazhdon të jetë i lartë.