Bëjnë koronarografinë për të kontrolluar nëse kanë stenta
Prishtinë, 5 nëntor - Qytetarët të cilët kanë vendosur stenta në periudhën e pasluftës në spitalet private në Kosovë kanë frikë se nuk kanë fare stenta.
Ka që kanë bërë ose planifikojnë të bëjnë koronarografi, që të sigurohen se këto spitale vërtet u kanë vendosur stenta ashtu siç u kanë thënë.
Dyshimet janë ngritur sidomos pas arrestimit të mjekëve dhe udhëheqësve të dy spitaleve private për dyshimet për korrupsion me pacientët, të cilëve është dashur tu vendoseshin stentat.
Se ka rritje të numrit të pacientëve të cilët bëjnë koronarografi ka pranuar edhe Klinika e Kardiologjisë në QKUK.
A.M., 67-vjeçari nga Komuna e Malishevës para më shumë se dy vjetësh kishte kërkuar trajtim në një mjekësi familjare në Malishevë. Mjekët e kishin udhëzuar për në QKUK.
Stafi i këtij institucioni e kishte orientuar për në spitalin e zemrës Eda, i cili është subjekt i hetimit i Prokurorisë se Shtetit.
/Koha Ditore/