Begaj dhe Agani me strategji për luftimin e etheve hemorragjike
Fillimisht ministri Agani, e uroi kryetarin Begaj, për suksesin në zgjedhjet e fundit lokale dhe zgjedhjen e tij për kryetar të Malishevës, ndërsa kryetari Begaj e falënderoi ministrin, për vizitën dhe u shpreh i gatshëm që të vazhdoj bashkëpunimin me këtë ministri në të gjitha fushat dhe në veçanti për implementimin e strategjisë për luftimin e etheve hemorragjike.
Ne jemi të gatshëm, që me të gjitha potencialet tona si komunë, të angazhohemi së bashku me ministrinë e shëndetësisë dhe ministritë tjera, të angazhohemi në fushatat e ndryshme, si në dezinsektim, fushata vetëdijesimi dhe forma tjera, në luftimin e kësaj sëmundje dhe zbutjen e këtij virusi, në mënyrë që pasojat nga thumbimi i rriqrave, të jenë të sa më të vogla, tha kryetari Begaj.
Në anë tjetër, ministri Agani, u zotua që të bëj gjithçka është e mundur për zbatimin e planit strategjik kombëtar, kundër etheve hemorragjike. Plani është hartuar dhe vetëm pritet që miratohet nga ministria e shëndetësisë dhe Qeveria e vendit, përderisa edhe këshilli ndërministror, është duke punuar në këtë drejtim, tha ministri Agani.
Fushatën e dezinsektimit, do ta implementoj ministria e bujqësisë, ndërsa ministritë tjera, do të merren me aspektet tjera për zbatimin e kësaj strategjie, për të cilën janë paraparë edhe mjetet financiare, ndërsa planifikojnë që në vitin 2014, kjo fushatë të filloj sa më shpejt që është e mundur, tha ministri Agani, i cili paralajmëroj se në fillimin të shkurtit pritet të filloj kjo fushatë e dezinsektimit, përderisa planifikohet që gjatë stinës së dimrit të lëvrohen tokat, si një masë tjetër për shkatërrimin e rriqrave.
Ministri Agani, po ashtu paralajmëroi edhe mbajtjen e konference për çështjen e etheve hemorragjike, e cila pritet të mbahet në pjesën e dytë të janarit 2014. Ndërsa Dr.Isuf Dedushj, lavdëroi angazhimin e deritanishëm të Komunës së Malishevës dhe të sektorit të shëndetësisë në Malishevë, për siç tha: angazhimin me mish e me shpirt për luftimin e etheve hemorragjike. Edhe në të ardhmen, do të jemi të angazhuar maksimalisht me IKSHP-në, për luftimin e etheve hemorragjike, tha Dedushaj