28 Prill 2024

BE rrit mbështetjen për Afrikën Perëndimore kundër Ebolës

Bruksel, 9 dhjetor - Bashkimi Europian (BE) njoftoi se do të ofrojë një fond të ri prej 61 milionë eurosh (75 milionë dollarë amerikanë) për të luftuar Ebolën në vendet e prekura në Afrikën Perëndimore, bëri të ditur Komisioni Europian në një konferencë shtypi të hënën.

Konfirmimi i ndihmës u bë nga Neven Mimica, eurokomisioneri për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar, gjatë vizitës së tij në Guine nga e premtja të dielën.

Prej shumës 61 milionë euro, 11 milionë dhe 14 milionë do të shkojnë respektivisht në Guine dhe Liberi në ndihmë të rritjes ekonomike pas shpërthimit të epidemisë dhe 20 milionë euro do të përdoren për projektet shëndetësore të publikuara në fund të vitit 2013, në Guine.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)