BE ndan 140 milionë euro kundër ebolës
Bruksel, 7 shtator - Komisioni Europian shpalli të premten se do të ofrojë rreth 140 milionë euro për të ndihmuar 4 vendet e Afrikës Perëndimore (Guine, Liberi, Sierra-Leone dhe Nigeri) për të luftuar virusin e ebolës.
Ky fond do të ndahet në tre pjesë. 38 milionë euro do të përdoren për të përmirësuar kushtet shendetësore në këto katër vende, 5 milionë euro për të instaluar laboratorë të lëvizshëm dhe për trajnimin e stafit mjekësor, ndërsa 97.5 milionë euro të tjera do të shkojnë në mbështetje të buxhetit të qeverive të Liberisë dhe të Sierra-Leones, për të forcuar shërbimet publike dhe stabilitetin e gjendjes ekonomike në këto dy vende.
Deri në gusht të këtij viti, BE-ja dha 11.9 milionë euro për epideminë e virusit të ebolës.