23 Dhjetor 2024

BE mbështet Psikiatrinë Mjeko-Ligjore në Kosovë

Prishtinë, 19 nëntor - Sot, Zyra e BE-së në Kosovë, bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Drejtësisë, shënuan finalizimin e pjesës së parë të trajnimit për profesionistët e psikiatrisë mjeko-ligjore.

Me këtë rast, Zyra e BE-së në Kosovë paraqiti gjithashtu projektimet e Institutit të Psikiatrisë Mjeko-Ligjore në Kosovë, i cili do të formohet në kuadër të Qendrës Klinike Universitare në Prishtinë. Kontributi i përgjithshëm i BE-së në këtë fushë kap shumën mbi 2 milion euro.

Projekti i financuar nga BE-ja “Themelimi i Institutit të Psikiatrisë Mjeko-Ligjore në Kosovë” ka për qëllim fuqizimin e shërbimit të psikiatrisë mjeko-ligjore në Kosovë dhe përafrimin me standardet e BE-së. 

Melvin Asin, Zëvendës shef i operacioneve në Zyrën e BE-së në Kosovë, shprehu vlerësimet e Zyrës së BE-së për një angazhim të jashtëzakonshëm të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Drejtësisë gjatë implementimit të këtij projekti.

Si rezultat, mbi 70 profesionistë u trajnuan për konceptin e përgjithshëm të psikiatrisë ligjore.
 
Në pranverën e vitit 2013, BE-ja do të ofrojë nivel të avancuar trajnimi fillimisht për stafin e Institutit të Psikiatrisë Mjeko-Ligjore në Kosovë. Paralelisht, Zyra e BE-së në Kosovë do të nisë edhe ndërtimin e objektit të këtij Instituti.

Instituti i Psikiatrisë Mjeko-Ligjore të Kosovës do të ketë një staf të përhershëm prej mbi 30 personash, të cilët do të sigurohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Drejtësisë.

BE-ja do të mbështesë strukturimin organizativ të këtij Instituti, dhe do të projektojë dhe vë standardet e duhura të shërbimit, në pajtueshmëri me standardet e BE-së dhe standardet ndërkombëtare.  

Ky projekt është pjesë e mbështetjes së përgjithshme të BE-së për sektorin e sundimit të ligjit dhe të shëndetësisë. Qëllimi kryesor i përkrahjes së këtyre sektorëve është fuqizimi i institucioneve në përputhje me standardet e BE-së

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)