22 Dhjetor 2024

BE do të vazhdojë përpjekjet për të furnizuar Kosovën me vaksina

Prishtinë, 5 maj - Komisioneri i Bashkimit Evropian për fqinjësi dhe negocim të zgjerimit, Olivier Varhelyi, tha se vendet evropiane do të vazhdojnë të kujdesen që Kosova të përmbushë synimin për vaksinimin e qytetarëve të saj kundër COVID-19.

Ai i bëri këto komente gjatë qëndrimit në Prishtinë, një ditë pasi Kosova mori 4 mijë e 680 dozat e para të vaksinave të zotuara nga Bashkimi Evropian, i cili ka ndarë për Kosovën 95 mijë doza të vaksinës Pfizer, që pritet të shpërndahen deri në muajin gusht. Kosova rifilloi të mërkurën vaksinimin e punonjësve shëndetësor.

Zoti Varhelyi i cili bashkë me kryeministrin e Kosovës, vizitoi qendrën kryesore të vaksinimit në Prishtinë, tha se kjo është një ditë e shkëlqyeshme për Ballkanin Perëndimor dhe për Kosovën.

“Ne po sjellim 651 mijë vaksina për Ballkanin Perëndimor. Kosova do të marr afër 100 mijë vaksina të Pfizer-it”, tha ai duke shtuar me këto doza mund të vaksinohet i gjithë sektori i shëndetësisë në Kosovë.

“Me sasinë e parë dhe tjetrën që pritet të jetë në muajin qershor ju do t’i keni të vaksinuar dhe të imunizuar kundër virusit të gjithë punonjësit shëndetësor. Mendoj që ky është kontributi më i rëndësishëm që mund ta ofrojmë për të ndihmuar në fillimin e fundit të pandemisë sepse pandemia përfundon atëherë kur të gjithë jemi të vaksinuar”, tha ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se vaksinat e dhuruara nga Bashkimi Evropian rrisin shpresën për imunizimin e qytetarëve dhe përfundimin e pandemisë.

“Sot po e rifillojmë procesin e vaksinimit me qëllim që të mos ndalemi dhe ta vazhdojmë deri sa të arrijmë objektivin tonë për vaksinimin e 60 për qind të popullsisë. Ne synojmë të vaksinojmë grupet e rrezikuara para stinës së verës dhe të vijojmë më pjesën tjetër në përputhje me planin shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19. Qeveria është duke punuar pa u ndalur për të rritur furnizimin me vaksina dhe jemi në rrugë të drejtw në përmbushjen e këtij qëllimi”, tha ai.

Kosova është e fundit në rajon me procesin e vaksinimit. Ajo ka marr 24 mijë doza në kuadër të programit COVAX dhe mbi 4 mijë dozat e dhuruara nga Bashkimi Evropian, që janë të vetmet vaksina të siguruara deri tani.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)