BB shprehë gatishmërinë për vazhdimin e përkrahjes për MSH-në
Në takim, gjithashtu, u bisedua për progresin në implementimin e Projektit të Shëndetësisë Kosovare, financuar nga huamarrja e Bankës Botërore si dhe për çështjet me rëndësi që duhet të fokusohen për implementimin e mëtutjeshëm të Projektit.
Në këtë takim, Ministri Ismaili, ka kërkuar mbështetjen e Bankës Botërore krijimin e një sistemi të qëndrueshëm dhe të barabartë të financimit të shëndetësisë. Ministri theksoi se është i përkushtuar për arritjen e një financimit të qëndrueshëm në shëndetësi, duke ngritur nivelin e transparencës dhe llogaridhënies në shëndetësi.
Përfaqësuesit e Bankës Botërore shprehën gatishmërinë e tyre për vazhdimin e përkrahjes për Ministrinë e Shëndetësisë me qëllim të zhvillimit të reformës shëndetësore në interes të ngritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore në Kosovë.