BB mbështet MSH për reformën shëndetësore
Prishtinë, 16 janar - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, dr. Imet Rrahmani, priti sot në takim menaxherin për Kosovën të Bankës Botërore, Jan Peten Olters dhe Timothy Johnston, udhëheqës i Programeve të BB në fushën e mirëqenies sociale, shëndetësisë dhe arsimit për Evropën Juglindore dhe Regjionin e Azisë Qendrore.
Në këtë takim, përfaqësuesit e lartë të BB-së, e kanë uruar Ministrin Rrahmani për detyrën e re dhe gjithashtu për nënshkrimin një ditë më parë të Projektit për Shëndetësinë me Qeverinë e Kosovës, në mbështetje të reformës shëndetësore.
Në këtë takim, Ministri Rrahmani ka falënderuar BB për mbështetjen për fillimin e reformave shëndetësore duke siguruar që Ministria e Shëndetësisë, do të bashkëpunojnë ngusht në fazat e zbatimit të Marrëveshjes, e cila për qëllim ka përforcimin e mbrojtjes shëndetësore të kategorive të varfra në Kosovë, fuqizimin e kujdesit primar shëndetësor të nënave dhe fëmijëve, fuqizimin e kapaciteteve të Agjensionit të Financimit të Shëndetësisë, përkatësisht në të ardhmen Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, ngritjen e cilësisë së shërbimeve, investimet në pajisje, ngritjen dhe modernizimin e sistemit e të informimit shëndetësor, etj.
Ku projekt do të zbatohet gjatë periudhës së ardhshme pesë vjeçare.
Ministri Rrahami tha se zbatimi i reformës shëndetësore është sfidë serioze dhe MSh ju ka qasur me kujdesi këtij procesi duke bashkëpunuar ngusht me partnerët për suksesin e saj.