29 Dhjetor 2024

BB dhe MSH lansojnë projektin 25 milionë dollarë për shëndetësinë

Prishtinë, 18 qershor - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Imet Rrahmani dhe Menaxheri  i Bankës Botërore për Kosovë, Jan Peter Olters, lansuan sot edhe formalisht Projektin e Shëndetësisë së Kosovës, që financohet nga kredia e Bankës Botërore dhe që ka për qëllim mbrojtjen financiare dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në Kosovë. 

Në lansimin e këtij projekti, Ministri Rrahmani tha se Projekti i shëndetësisë kosovare, i financuar nga BB përkrah rrugëtimin e shëndetësisë kosovare drejt mbulimit universal dhe përmirësimit të cilësisë së shërbimeve shëndetësore në përgjithësi, dhe në veçanti në Kujdesin Parësor Shëndetësor.

“Projekti përkrah reformën reformën e financimit shëndetësor që në të vërtetë kërkon një koordinim të nivelit të lartë të gjithë faktorëve relevantë të sistemit shëndetësor”, tha Ministri Rrahmani.

Ai tha se projekti përkrah mekanizmat e financimit shëndetësor,  ato ekzistues dhe të reja për të siguruar një tranzicion të lehtë të reformave të financimit shëndetësor dhe në këtë drejtim, banka Botërore mbetet partneri kryesor i MSh-së.

Jan Olters, Menaxher i BB për Kosovë, tha se projekti ka për qëllim forcimin e institucioneve duke përfshirë edhe procese e prokurimit për produkte farmaceutike dhe Kujdesin shëndetësor edhe për të varfrit..

Olters tha se MSh është duke zbatuar reforma të rëndësishme për të adresuar dobësitë e shfaqura, kurse projekti synon që të reduktohen pagesat private duke përfshirë edhe ato për barna, sigurimin e shërbimeve më të mira nëpërmjet sigurimit të detyruar shëndetësor  dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të Kujdesit parësor Shëndetësor nëpërmjet kontraktimit të bazuar në performancë, midis Komunave, MSH-së dhe Fondit për Sigurim Shëndetësor.

Projekti për Shëndetësinë në Kosovë, në vlerë prej 25.5 milionë dollarëve amerikanë, është pjesë marrëveshjes me Bankën Botërore, e cila krahas këtij projekti në shëndetësi, në janar të këtij viti ka nënshkruar marrëveshje me Qeverinë e Republikës së Kosovës për mbështetje edhe të Projektit për Efiçiencë   të Energjisë dhe Energji të Ripërtëritshme ( 31 milionë dollarë).

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)