Basri Sejdiu zgjedhet Drejtor i Përgjithshëm i SHSKUK-së

Prishtinë, 19 mars - Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) në mbledhjen e sotme, ka aprovuar rezultatet e komisioni vlerësues për zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.
Z. Veton Firzi, kryesues i komisionit vlerësues, para Bordi Drejtues ka prezantuar rezultatet e komisionit për përzgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm dhe procedurat e ndjekura nga komisioni deri në rezultatet finale.
Kryesuesi i Bordit Drejtues, Prof.dr. Naser Ramadani, ka falënderuar z. Firizi, përderisa në emër të Bordit Drejtues i ka uruar suksese dhe punë të mbarë drejtorit të sapozgjedhur dr. Basri Sejdiu.