Barnat serbe pushtojnë Kosovën

Prishtinë, 6 nëntor - Barna me banderola të Serbisë gjen sa të duash në Graçanicë. Edhe pse importi i barnave nga Serbia nuk është i lejuar me ligj, kjo nuk i ka penguar barnatoret e Graçanicës, qytet ky i banuar me shumicë serbe që të furnizohen me këto lloj barnash.
Aty lehtësisht, madje pa rekomandimin e mjekut mund të merren barnat e kërkuara nga pacientët. Barnat ilegale në këto zona futen si kontrabandë, ndërsa farmacitë i shesin ato pa u penguar nga institucionet kosovare.
Barna e tipit Nafazol, 0.1%, e cila përdoret për largimin e ftohjes së hundës e që ka banderolë të Serbisë gjendet në tri barnatore të Graçanicës.
E deri sa institucionet kompetente nuk kanë bërë ende inspektim në barnatoret e këtij qyteti, pronarët e tyre vazhdojnë të zgjerojnë biznesin. /Tribuna