Barnat e falsifikuara në botë tregtohen me vlerë 45 miliard euro
Gjenevë, 7 mars - Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në një njoftim të saj bën të ditur se më shumë se 30 për qind e barnave të konsumit të përgjithshëm në Azi, Afrikë dhe Amerikën latine janë të falsifikuara.
Sipas këtij njoftimi barnat e falsifikuara të tregtuara në botë kapin vlerën e 45 miliard eurove dhe shumica e tyre janë shitur me anë të shitblerjes online në internet.
Kjo organizatë më tej bën të ditur se në Evropë vetëm 1% e barnave në treg janë të falsifikuara ndërsa në botë kjo shkallë arrin në 10%.
Mësohet se barnat e falsifikuara kryesisht janë barna suplementare, barna për dobësim, kundër kancerit, kundër tensionit të gjakut dhe barna qetësues të cilat deri tani janë shitur me vlerën 45 miliard euro.