23 Dhjetor 2024

Barnat dietikë lidhen me dëmtimin e mëlçisë

Washington, 24 maj - A mundet që tabletat për humbje peshe të dëmtojnë mëlçinë? Kjo është e mundur, thuhet në studimin e një rrjeti kundër sëmundjeve të mëlçisë.

Për amerikanët ky është një lajm jo i thjeshtë, pasi 40 për qind e tyre përdorin tableta shtesë dhe dietikë për të rënë nga pesha dhe për të krijuar muskuj.

Studimi shqyrtoi rreth 100 raste të dëmtimeve të mëlçisë dhe zbuloi se në të gjitha rastet, personat kishin përdorur barna për shtimin e muskujve dhe humbje peshe.

Autorët e studimit thonë se edhe çaji i gjelbër, i cili përdoret si substancë në tabletat shtesë, lidhet me dëmtimin mëlçisë.

Shkencëtarët u përqëndruan në sasinë e substancës së këtij lloj çaji që është i pranishëm në shumicën e tabletave ushqyese shtesë, dhe zbuluan se 40 për qind e prodhimeve që përmbanin çaj të gjelbër, nuk e pasqyronin këtë substancë në etiketat e tyre.

Bazuar në rezultate, autorët e studimit tani besojnë se tabletat për humbje peshe dhe për krijimin e muskujve janë mes shkaqeve më të zakonshme të dëmtimeve nga barnat plotësues dietikë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)