22 Dhjetor 2024

Barna kontrabandë në automjetin e ndihmës së shpejt

Prishtinë, 14 mars - Njësitë anti-kontrabandë të Doganës se Kosovës, gjatë kontrollit të zhvilluara gjatë fundjavës në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë zbuluan medikamente pa banderola.

Adriatik Stavileci zëdhënës i doganave ka bërë të ditur se saktësisht, në fshatin Kqiq njësitë mobile të Doganës kanë ndalur për kontrollë automjetin Autoambulance me targa të Novi Pazarit.

Automjeti në fjalë sipas tij i përkiste shtëpisë se shëndetit të Novi Pazarit, ky automjet transportonte dy pacient.

Stavileci ka thënë së pas një kontrolli fillestar është vërejtur se në pjesën e pasme përveç pacientëve kishte edhe sasi të konsiderueshme të medikamenteve. 

Automjetin në fjalë e është dërguar deri në fshatin Uglare – Fushë Kosovë për t’i dërguar dy pacientë në Ambulantë.

\"Në këtë rast është kërkuar edhe asistenca e Policisë së Kosovës. Pas vendosjes së pacientëve në ambulanten e fshatit Uglar autoambulanca është dërguar në drejtorinë e doganës për kontroll detaj, ku edhe është bërë konfiskimin dhe numërimi i medikamenteve.\"

Sasia e medikamenteve te ndaluara është:

- SINACILIN 500 MG x 12 KAPS. – 48 kutia për shitje me pakicë
- PRESOLOL 100 MG X 30 TABL. – 50 kutia për shitje me pakicë
- PRILENAP HL X 20 TABL.  – 100 kutia për shitje me pakicë
- ENALAPRIL 20 MG X 20 TABL. – 80 kutia për shitje me pakicë
- ATENOLOL 100 MG X 14 TABL. – 20 kutia për shitje me pakicë
- RANITAL 150 MG X 20 TABL – 50 kutia për shitje me pakicë

E tërë sasia e zbuluar është konfiskuar, dhe rasti në fjale  është dorëzuar te sektorit për Kundërvajtje Doganore.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)