Banorët e Tauk Bahçes dhurojnë gjak
Prishtinë, 28 mars - Komuna e Prishtinës dhe banorët e lagjeve Tauk Bahçe dhe Sofalia organizuan ditën e dhurimit të gjakut, ku mori pjesë edhe Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, z. Arben Vitia.
Ky organizim po bëhet për herë të katërt me radhë, në shenjë nderimi për banorët e kësaj pjese që 18 vjet më parë ishin dëbuar nga forcat serbe, e shumë prej tyre edhe ishin vrarë.
Po ashtu, në këtë ditë përkujtohen edhe 74 veprimtarët që ishin vrarë në parkun e Tauk Bahçes në vitin 1944.