Banorët e lagjeve “Sofali” dhe “Taukbahqe” dhurojnë gjak
Prishtinë, 28 janar - Pjesëtarët e këshillit të lagjeve “Sofali” dhe “Taukbahqe” kanë vendosur që të organizojnë aksion për dhurimin e gjakut.
Ky aksion i cili mbështetet nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e Komunës së Prishtinës, do të organizohet sot në parkun “Taukbahqe” afër lokalit “Parku i Princave”.
Ky aktivitet shënohet për shkak se me datë 28 mars të vitit 1999 në këto lagje shumë viktima humbën jetë si pasojë e gjenocidit serb mbi popullatën e pafajshme civile.
Njëkohësisht, me datë 28 mars të vitit 1944 janë pushkatuar 74 veprimtarë të çështjen kombëtare.
Andaj, këshilli i kësaj lagjeje ka vendosur që këto data t’i shënojë me një aksion simbolik të dhurimit të gjakut.