26 Dhjetor 2024

Banka Botërore, 200 mln dollarë kundër Ebolas

Washington, 5 gusht - Banka Botërore njoftoi lëvrimin e një fondi prej 200 milion dollarësh për t’u ardhur në ndihmë vendeve të Afrikës Perëndimore që po përballen me një përhapje të pazakontë të virusit të Ebolas.

Nga kjo shumë do të përfitojnë qeveritë e Liberisë, Sierra Leones, Guinesë si dhe strukturat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë që operojnë në terren.

Njoftimi i Bankës Botërore mbërrin në një kohë kur 35 udhëheqës afrikanë ndodhen në Uashington për të diskutuar me zyrtarët amerikanë krizën e paprecedentë.

“Më vjen thellësisht keq për përhapjen e virusit dhe se si po ndikon në sistemet e dobëta shëndetësore të tre vendeve afrikane”, deklaroi presidenti i Bankës Botërore, Jim Yong Kim, njëkohësisht ekspert i sëmundjeve infektive.

Ai tha se epidemia duhet të ndalet që në gjurmët e saj për të parandaluar humbjen e jetëve të tjera.

Ndërkohë Nigeria regjistroi rastin e dytë me këtë sëmundje ndërsa Liberia, vendi më i prekur dhe me numrin më të lartë të vdekjeve urdhëroi djegjen e trupave të personave që kanë ndërruar jetë nga Ebola. Ky vendim u mor pas refuzimit të komuniteteve lokale për të lejuar varrosjen në tokat e tyre.

Virusi i Ebolas kalohet nga lakuriqi i natës tek njeriu. Shenja e parë e infektimit prej tij është lodhja. Ai nuk transmetohet nga ajri dhe as nga ushqimi, por vetëm nëpërmjet gjakut të infektuar apo lëngje të tjera trupore të një personi të prekur prej tij.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)