24 Dhjetor 2024

Ban kërkon të ndalohen reklamat e cigareve

New York, 2 qershor - Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, me rastin e "Ditës pa duhan" bëri thirrje që të ndalohen reklamat e cigareve, pasi kështu mund të ulet numri i duhanpirësve në mbarë botën.

Ban Ki-Moon vuri në dukje se duhani është një nga kërcënimet më të mëdha për shëndetin e njeriut, pasi shkakton mesatarisht çdo vit vdekjen e 6 milionë personave në mbarë globin.

"Nëse ndalohen reklamat e cigareve, atëherë mund të reduktohet mundësia e pirjes së duhanit", tha Ban.

Nisma "Dita pa duhan", që tashmë është përcaktuar në ditën të fundit e majit, nisi në nëntorin e vitit 1987 nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Motoja e fushatës për këtë vit ishte ndalimi i reklamave të cigareve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)