Bahtiri përkrahë nxënësen e sëmur nga leokimia

Mitrovicë,, 28 dhjetor - Një grup nxënësish nga gjimnazit Frank Bardhi në Mitrovicës, të shtunën në ambient të hapur në sheshin Mehë Uka në qendër të qytetit, kanë vendosur produkte ushqimore që kishin për qëllim vëmendjen e qytetarëve për ndihmë financiare për nxënësen nga Prishtina, Argjira Shala- 13 vjeçare, që tash e një kohë vuan nga sëmundja e leokimisë- akute.
Këtij aksioni ju bashkëngjitë edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.
Kryetari Bahtiri shprehi falënderim për nxënësit aktivistë, e po ashtu për gjithë ata qytetarë të cilët po kontribuojnë financiar për shërimin e nxënëses Argjira.
Ai deklaroj se pavarësisht prejardhjes së njerëzve të sëmur, populli duhet të jetë solidar dhe tu del në ndihmë gjithë personave në nevojë.
Kemi ardh në këtë aktivitet që edhe ne, ti dalim në ndihmë financiarisht, por edhe duke rritë vëmendjen e qytetarëve që ti ndihmojmë Argjires. Unë falënderoj gjithë qytetarët e Mitrovicës që po ndihmojnë për shërimin e Argjires, deklaroj Bahtiri.
Në anën tjetër njëra nga organizatoret e këtij aksioni, nxënësja e gjimnazit Sara Zhubi, falënderoj kryetarin Bahtiri, e po ashtu gjithë qytetarët e Mitrovicës që kontribuan në ndihmë financiare për sharmin e Argjires.
Ajo tha se këso aksionesh nuk do të mungojnë as në të ardhmen nëse paraqitet nevoja, dhe se ky i së shtunës ka qenë iniciativë e vetë nxënësve.
Zhubi shtoj se gjitha ëmbëlsirat e servuara në shesh janë përgatitur nga vetë nxënësit, ndërsa të hollat e mbledhura nga ky aksion do ti dorëzohen familjes së Argjires.