Bahçeci firmos marrëveshje me SOS Fshatrat e femijëve
Prishtinë, 11 dhjetor - Drejtues nga Spitali Bahceci, konkretisht Znj. Juliana Lajthia dhe përfaqësues nga SOS Fshatrat e femijëve sot gjatë një takimi firmosën marrëveshjen për donacion ne shërbime.
Menaxherja operative nga Bahceci, duke ofruar perkrahje për femijet e kësaj qendre me anë të kësaj marreveshje u zotua qe do të ju ofrojnë shërbime shëndetësore femijëve dhe grave që jetojnë brenda në SOS.
Marreveshja që u nenshkrua sot ka ne fokus vizitat periodike për femijet dhe gratë, e po ashtu ka të përfshirë edhe punët vullnetare nga motrat pediatrike, aktivitete psiko-sociale për grate dhe femijet brenda SOS, trajnim te stafit mjekësore, paramjëksore, social dhe vullnetarë.
Kohezgjatja e kësaj marrëveshje do te jete 6 muaj, ku pritet te ofrohen shërbimet shëndetësore në menyrë të vazhdueshme.
Vlenë të përmendet qe kjo nuk është hera e parë që Spitali Bahceci ofron mbështetje për organizata te ngjajshme, dhe shume shpejt pritën edhe marreveshje të tjera në vitin e ardhshëm.
Përfaqësuesit nga SOS Fshatrat e femijëve shprehën mirënjohjen dhe falenderimin e tyre ndaj Spitalit Bahceci, për intresimin dhe humanitetin e treguar me qendrën e tyre.