25 Dhjetor 2024

Austria dhuron 250,000 euro për blerjen e kompleteve për testim të COVID-19

Prishtinë, 28 maj - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë dhe Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADC) nënshkruan sot një marrëveshje që siguron ofrimin e mbështetjes së menjëhershme për Kosovën në përgjigje të krizës globale shëndetësore të shkaktuar nga COVID-19.

Donacioni austriak prej 250,000 € është pjesë e Programit të Ndihmës Emergjente të Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim si përgjigje ndaj COVID-19, që u lansua për të ndaluar përhapjen dhe për të lehtësuar ndikimin e koronavirusit në Kosovë.

Alexander Schallenberg, Ministri Federal i Austrisë për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare dhe Znj. Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së, nënshkruan marrëveshjen në vlerë të përgjithshme prej 250,000 €. Ndihma financiare austriake do të përdoret për të blerë komplete për testim të COVID-19 të cilat do t'i dorëzohen Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKShPK).

Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ku Ministri Schallenberg dhe Znj. Karoline Edtstadler, Ministre Federale Austriake për BE dhe Kushtetutë, erdhën për një vizitë të shkurtër dhe u takuan me homologët e tyre kosovarë, të përcjellur nga Sh.T. Christoph Weidinger, Ambasadori Austriak në Kosovë, dhe Gunther Zimmer, Shefi i zyrës së Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim në Kosovë.

"UNDP është duke mbështetur institucionet e Kosovës në luftën kundër pandemisë COVID-19 që nga shpërthimi i saj. Marrëveshja e sotme me Bashkëpunimin Austriak për Zhvillim është kontributi më i fundit me radhë nga partnerët tanë ndërkombëtarë për të ndihmuar Kosovën të luftojë pandeminë."

"Ne vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionet tjera në Kosovë për t'i mbështetur ata për t'iu përgjigjur nevojave më të menjëhershme dhe menaxhimit të efektshëm të krizës, "tha znj Suokko në ceremoninë e nënshkrimit.

"Si një partner i kahmotshëm i institucioneve të Kosovës dhe UNDP-së, kam kënaqësinë të nënshkruaj këtë marrëveshje në emër të qeverisë austriake. Megjithëse kufizimet për të mbajtur distancën sociale po hiqen gradualisht, secili nga ne duhet të vazhdojë të jetë i kujdesshëm."

"Testimi është i pashmangshëm për të ndihmuar në mbajtjen nën kontroll të përhapjes së virusit. Mbështetja jonë për të luftuar ndikimin e pandemisë do të kontribuojë ndjeshëm në forcimin e kapaciteteve të testimit të vendit tonë partner. Dhe ne do të vazhdojmë mbështetjen tonë për Kosovën në muajt në vazhdim, "tha Ministri i Jashtëm austriak Alexander Schallenberg gjatë nënshkrimit.

Marrëveshja mundëson blerjen e kompleteve për testim që nevojiten urgjentisht e që do t’i mundësojnë Ministrisë së Shëndetësisë gjurmimin efikas të përhapjes së virusit, lokalizimin e pikave të nxehta të epidemisë dhe përdorimin e të dhënave pasuese si bazë për të parashikuar dhe planifikuar strategjitë e ardhshme të kontrollit.

Që nga shpërthimi i COVID-19, UNDP në Kosovë, si Agjenci kyçe e Ekipit të OKB-së në Kosovë (UNKT), është duke mbështetur qytetarët dhe institucionet e Kosovës që të përgatiten, t'i përgjigjen dhe të rimarrin veten nga pandemia duke u përqëndruar veçanërisht në më të prekurit.

"Ne kemi zhvendosur me nguti fokusin, duke reaguar me shpejtësi dhe efikasitet dhe duke riorientuar programin tonë për të ndihmuar përpjekjet e Kosovës për të ndaluar përhapjen e virusit, mbrojtjen e njerëzve nga pandemia dhe ndikimet negative gjatë  shpërthimit dhe për të ndihmuar në ripërtëritjen ekonomike dhe sociale në muajt në vazhdim".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)