Auditori: Shpenzimet e kabinetit të Ministrit Agani sipas ligjit
Prishtinë, 17 maj - Njësia e Auditimit të brendshëm konkludon se Kabineti i Ministrit gjatë vitit 2012 dhe 2013 ka shpenzuar paranë publike në harmoni me nenin 4 dhe 11 të U. A Nr. 01/2008 Për Caktimin e Shpenzimeve të Reprezentacionit për Zyrtarët e Institucioneve të Qeverisë së Kosovës.
Njësia e Auditmit të brendshëm e Ministrisë së Shëndetësisë në kuadër të fushë-veprimtarisë dhe të obligimeve për përcjelljen e situatës ekonomiko- financiare në shëndetësinë e Kosovës, duke iu përgjigjur kërkesës së Ministrit të Shëndetësisë, dr. Ferid Agani , të datës 08.05.2013 për të verifikuar shpenzimet për reprezentacion të Kabinetit të MSH për vitin 2012, ka analizuar tërë dokumentacionit financiar të shpenzimeve të argumentuara me shifra të Departamentit për buxhet dhe financa në kuadër të MSH dhe ka gjetur se:
1. Kabineti i Ministrit në harmoni me nenin 11 të UA Nr. 01/2008 për vitin 2012 ka pasur në dispozicion për ti shpenzuar 16,800.00 euro për reprezentacion;
2. Kabinetit i Ministrit duke e respektuar në përpikëri Udhëzimin Administrativ Nr. 01/2008 Për Caktimin e Shpenzimeve të Reprezentacionit Për Zyrtarët e Institucioneve të Qeverisë së Kosovës për vitin 2012 ka shpenzuar 17,068.68 euro.
3. Në shumën e tërësishme të shpenzimeve të Kabinetit të Ministrit kanë hyrë edhe ato për për grupet punuese me ekspertë të vendit dhe jashtë Republikës së Kosovës.
4. Këto shpenzime janë paguar nga kodi i Kabinetit të Ministrit.
Njësia e Auditimit të brendshëm konkludon se Kabineti i Ministrit gjatë vitit 2012 dhe 2013 ka shpenzuar paranë publike në harmoni me nenin 4 dhe 11 të U. A Nr. 01/2008 Për Caktimin e Shpenzimeve të Reprezentacionit për Zyrtarët e Institucioneve të Qeverisë së Kosovës.
Kabineti i Ministrit të Shëndetësisë mbetet i përkushtuar që të respektojë ligjin sa i përket shpenzimit të parasë publike dhe shpreh keqardhje për informatat e pa-verifikuara të publikuara ditë më parë në gazetën Tribuna dhe angazhohet që opinioni publik të ndërtohet vetëm mbi të vërtetat.