AUAS interesohet për ofrimin e edukimit në shëndetësi
Prishtinë, 8 dhjetor - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Ferid Agani priti sot një delegacion të Bordit të Avans University of Applied Sciences (AUAS) nga Holanda, të kryesuar nga Ruud Hoogenboom, këshilltar i lartë për politika, universitet ky i deklaruar si i pari për nga kualiteti i studimeve në këtë shtet.
Në këtë takim, delegacioni nga Holanda ishte i interesuar për ofrimin e edukimit universitare në lëmit e Infermierisë, Fizioterapisë dhe Laboratorisë në Kosovë.
Delegacioni shprehu interesim për themelimin e kurseve të larta në lëmit e sipërpërmendura për çka gjetën inkurajim nga ana e Ministrit Agani, i cili i informoi ata se reforma e sistemit shëndetësor në Kosovë si parakusht themelor ka ngritjen e kapaciteteve të kuadrit cilësor shëndetësor.