Astrit Islami vuan nga leukemia akute, ka nevojë për ndihmë

Skenderaj, 6 shtator - Astrit Islami, 30 vjeçar nga fshati Dashec i Skenderajt është diagnostifikuar me sëmundjen e rëndë Leukemi Akute.
Aktualisht, Astriti gjendet në Turqi, ku ka filluar trajtimin mjekësor. Për shërimin e tij në këtë vend kërkohet të bëhet një transplant i palcës kockore, që kushton 110 mijë euro.
Atij i nevojitet ndihma financiare e qytetarëve për ta kryer transplantin e palcës kockore.
Andaj, të gjithë ata që kanë mundësi ta ndihmojnë mund të dërgojnë SMS në këtë numër të telefonit 55101.
Gjithashtu mundeni të telefononi edhe në numrin e vëllaut të Astrit Islami: +38349225942.