28 Dhjetor 2024

Arrestohet një mjek kirurg për ryshfet

Prishtinë, 25 mars - Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në bashkëpunim me njësitë përkatëse policore, në rajonin e Ferizajt kanë kryer kontroll në spitalin rajonal të Ferizajt si dhe janë bastisur lokacionet e personit të dyshuar, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale;

-         “Marrje   e  ryshfetit” – neni 428 i  KPK-se,

-         “Keqpërdorim i detyrës dhe autoritetit zyrtarë ” - neni 422 i KPK-së,

-         “Ushtrim i ndikimit ” -  neni 431 i KPK-së,

-         “Mbajtje  në pronësi  kontroll posedim i paautorizuar  i armëve” -  neni   374 i  KPK-së.

Personi i dyshuar tanimë i arrestuar në këtë rast është:

·        I. V.   Viti i lindjes 1967 - m/sh/k

I dyshuari, i cili me pozitë ishte mjek kirurg ka kërkuar nga qytetarët-pacientët dhe ka pranuar ryshfet.

Bastisjet policore janë realizuar në  bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda ku me ketë  rast  në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale: dy revole me gaz; një granatë dore; 12.100.00 dhe Dokumentacione dhe pajisje elektronike.

Të gjitha veprimet policore janë kryer nën autorizimin e Gjykatës kompetente,  dhe me urdhër të prokurorit  të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për dyzet e tetë (48) orë.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)