28 Dhjetor 2024

Arrestohet mjeku popullor nga Malisheva për shantazh dhe kërcenim

Prishtinë, 16 korrik - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas pranimit të një informate ka filluar hetimet rreth dyshimit të përfshirjes së një të dyshuari në veprimtari penale.

I dyshuari M.Z. viti i lindjes 1962 nga Malisheva, duke ushtruar profesionin e ‘mjekut popullor’, nga ankuesja femër, që nga viti 2016 deri më tani ka përvetësuar një shumë rreth gjashtë mijë euro si shpërblim për gjoja ofrimin e shërbimeve  mjekësore ndaj saj.

I dyshuari paraqitej se shëronte sëmundje të ndryshme si shërim shpirtëror, rregullim të problemeve familjare etj.

I dyshuari, pas një kohe, duke shfrytëzuar të dhënat e mësuara nga ankuesja gjatë ‘’seancave për shërim”, i mbështetur edhe nga bashkëshortja e tij, kishte filluar ta shantazhojë dhe ta kërcënojë ankuesen se do t’ia shkatërronte familjen nëse nuk i sjell një shumë prej tridhjetë mijë (30.000) euro. 

Policia, ka kërkuar nga gjykata leje për kontroll të cilën e ka siguruar dhe e njëjta është realizuar sot, më 19.07.2019, ku është kontrolluar lokali ku ka ushtruar ‘profesionin’ dhe shtëpia e të dyshuarit në Malishevë.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar dëshmi të cilat do të përdorën në procedura të mëtejme gjyqësore. Po ashtu policia ka siguruar të dhëna se i dyshuari ka zhvilluar edhe aktivitet të veterinarisë.

Me aktvendim të prokurorit të rastit, i dyshuari ndalohen për 48 orë në mbajtje.

Policia, referuar të gjeturave gjatë realizimit të urdhër-kontrollit,  beson se viktima të mashtrimit mund të jenë edhe një numër i konsiderueshëm i qytetareve, andaj apelon tek qytetarët që të kenë kujdes ndaj këtyre formave të mashtrimeve dhe po ashtu nëse ka viktima të tjera të kësaj natyre të lajmërojnë policinë, konkretisht DHKEK. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)