22 Dhjetor 2024

Arrestohet Mjeku i Biokimisë, dyshohet se falsifikoi testet për COVID

Prishtinë, 14 tetor - Policia e Kosovës ka njoftuar se Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit - Prizren, pas pranimit të një informate nga Stacioni Policor në Prizren, për dyshime se në një laborator biokimik në Prizren po lëshohen Teste të falsifikuara, ka filluar me veprime hetimore në koordinim me Inspektorët e Ministrisë së Shëndetësisë.

Gjatë inspektimit të bërë me datë sot në Laboratorin biokimik në fjalë, janë siguruar dëshmi se Laboratori ka lëshuar dy teste (njërin pozitiv e tjetrin negativ) në ditën e njëjtë me datë 06.10.2021, teste Rapid Antigjen SARS-COV-2,  të  cilat teste dyshohet të jenë të falsifikuara.

Më këto veprime i dyshuari, dyshohet se ka kryer veprën penale: “Falsifikim i Dokumentit” neni 390, i kodit penal të RKS-së.

Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: Një Laptop, Regjistri i pacienteve, një test/Analiza Anti-SARS-CoV- 2 NEGATIV dhe një test/Analiza Anti-SARS-CoV- 2 POZITIV.

Pas veprimeve policore të ndërmarra nga hetuesit, ato i paraqiten Prokurorit kujdestar, i cili lëshon Aktvendim për ndalim 48 orësh për personin e arrestuar, përderisa hetime të tjera janë në proces lidhur me rastin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)