08 Janar 2025

​Arqipeshkvi nga Italia ndihmon fëmijët me kancer dhe leukemi

Prishtinë, 20 mars - Me ftesë të presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaci, Vincezo Paglio, arqipeshkv  nga kisha katolike në Itali, President i Akademisë Papnore për Jetën, i cili kishte kontribuar edhe para dhe gjatë luftës në Kosovë, i  shoqëruar nga Ambasadorja  Bukurije Gjonbalaj dhe zyrtarë të tjerë institucional të Kosovës, sot ka vizituar Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) përkatësisht Klinikën e Pediatrisë.

Ai shprehu  interesimin e tij për të ndihmuar fëmijët e sëmurë nga kanceri dhe leukemia e që momentalisht trajtohen në këtë klinikë.  

Në këtë takim, drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) ka shpjeguar në lidhje me organizimin e SHSKUK-së dhe Qendrës Klinike Universitare dhe për interesimin  që ka treguar z.  Paglia për Kosovën edhe në ditë më të vështira para, gjatë dhe pas luftës. 

Në takim doktor Gjocaj, kërkoj përkrahjen e Vatikanit për SHSKUK, në këtë rast për fëmijët e sëmurë nga kanceri dhe leukemia, por edhe në fusha të tjera me rëndësi të veçantë për shëndetësinë e Kosovës.

Dr. Izet Sadiku, zëvendësministër i Ministrisë së Shëndetësisë, në këtë takim theksoi bashkëpunimet e deritanishme që kanë pasur me shtetin e Italisë në fushën e shëndetësisë, duke cekur sidomos fushën e kardiokirurgjisë së fëmijëve, por edhe ndihma të tjera në trajtimin e fëmijëve me leukemi dhe lëmi tjera.

AI theksoi se janë duke pritur konfirmimin nga Ministrja  e re e shëndetësisë së Italisë që të nënshkruhet një marrëveshje e re e bashkëpunimit me qëllim të përkrahjes së mëtejme nga shteti i Italisë për Kosovën.

Dr. Metush Disha, kryesues i Bordit në detyrë të SHSKUK-së,  theksoi se kjo vizitë është e mirëseardhur sidomos kur kihet parasysh fakti se një shqiptare është shenjtëruar nga Papa, në këtë rast Shën Tereza dhe se ndihma është e mirëseardhur për shëndetësinë e Kosovës.

Dr. Violeta  Grajqevci, shefe e Repartit të Hemato- Onkologjisë, tregoj disa nga bashkëpunimet me shtetin e Italisë duke kërkuar që të përkrahen sidomos në trajtimet  e stafit, por edhe në produkte dhe medikamente që ndonjëherë mungojnë. Poashtu, ajo kërkoi përkrahje në diagnostikim të fëmijëve me leukemi dhe kancer.

Vincezo Paglio, premtoi se së do të angazhohet për nisjen e bashkëpunimit ndërmjet  spitaleve të vendit të tij dhe Kosovës, poashtu, do shtrijë ndikimin edhe tek donatorët dhe Ministria e Shëndetësisë së Italisë.

Ai  kërkoi një listë të kërkesave nga Klinika e Pediatrisë në mënyrë që të njëjtën ta nisë tek shteti i tij dhe të përkrahet klinika  e Pediatrisë.

Delegacioni vizitoi edhe repartin e Hemato- Onkologjisë, ku u njoh me kushtet dhe me mënyrën e trajtimit të fëmijëve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)