Arabia raporton 2 vdekje dhe 12 raste të reja me koronavirus
Riad, 27 prill - Ministria e Shëndetësisë e Arabisë Saudite njoftoi të enjten se koronavirusi ka shkaktuar edhe dy viktima të tjera si dhe u zbuluan 12 raste të reja në 24 orët e fundit.
Pas këtij njoftimi, bilanci i viktimave arriti në 85 dhe i të të infektuarëve në 297 që pas zbulimit të rastit të parë raportuar në vend në vitin 2012.
Në mesin e rasteve të reja, 5 persona janë nga Riadi, 6 nga Xheda dhe një nga Meka, ndërkohë që 5 raste ndodhen nën kujdes të rreptë mjekësor.
Ende asnjë vaksinë nuk është gjetur kundër këtij virusi. Autoritetet saudite njoftuan më parë se po bashkëpunonin me kompanitë ndërkombëtare farmaceutike për gjetjen e një vaksine.