AR Katana furnizon Gjilanin me maska e dezinfektues
Gjilan, 18 mars - Kompania e njohur gjilanase e ndërtimit, AR Katana ka furnizuar sot Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare me 1 mijë maska dhe 550 litra dezinfektues, ndërsa Njësitin e Zjarrfikësve me 200 maska.
Donacionin ia ka dorëzuar sot nënkryetarit Arbër Ismajli, drejtori i kompanisë AR Katana, Muhamet Ajrullahu.
Ismajli e ka falënderuar Ajrullahun, duke thënë se ky donacion është shumë i mirëseardhur në këtë kohë kur niveli komunal po ballafaqohet me mungesë të këtyre mjeteve.
Ndërsa, donatori Muhamet Ajrullahu ka thënë se ky është ‘obligim fetar dhe kombëtar për t’i dalë në ndihmë vendit, saherë të ketë nevojë”.