22 Dhjetor 2024

Anulohet konkursi për drejtorë të klinikave në QKUK

Prishtinë, 19 korrik - Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka anuluar konkursin e shpallur me datën 13.05.2010 për zëvëndesdrejtor ekzekutiv, drejtorë të klinikave e instituteve dhe për Shef të Shërbimit të Pajisjeve Biomjekësore.

Vendimi është marrë nga ana e Ud. Drejtorit Ekzekutiv, Prof.dr. Sejdullah Hoxha, pas konsultimit  që ka bërë me Zyren Ligjore në QKUK, duke respektuar  të gjitha procedurat ligjore.

Rishpallja e konkursit do të bëhët pas zgjedhjes së drejtorit ekzekutiv.

Po ashtu, me rekomandim të Këshillit të Pavarur Mbikëqyres të Kosovës, është anuluar konkursi për  shef të shërbimëve teknike, shef të Zyrës së Personelit, Shef të Prokurimit dhe Drejtor të Auditimit të Brendshem.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)