26 Dhjetor 2024

Anulohet konkursi për diagnostikë dhe disa klinika tjera

Prishtinë, 12 gusht - Në mbledhjen e  fundit, Bordi  Drejtues i  Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, ka shqyrtuar dhe diskutuar  rekomandimet e komisioneve përzgjedhëse për zgjedhjen e drejtorëve të Klinikave, Instituteve dhe Shërbimeve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Pas diskutimeve, Bordi  i SHSKUK, bazuar në kriteret dhe vlerësimet e komisioneve vlerësuese, ka miratuar listën me disa  kandidatët të zgjedhur për drejtorë të Klinikave, Shërbimeve të propozuara nga komisionet.

Në po të njëjtën mbledhje,  u morr vendim që për klinikat  diagnostike, të udhëhequr nga paneli intervistues, gjegjësisht nga  kryetari i komisionit Prof.dr. Hilmi Dauti të anulohen në tërësi, konkursi, lëmi këto në të cilat kishte pasur parregullsi, e për të cilat patën raportuar edhe mediet.

Po ashtu, në klinikat që nuk janë plotësuar në tërësi kriteret u morr vendim që të anulohet konkursi. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)