Anulohet konkrusi për drejtor të QKUK-së
Prishtinë, 1 gusht - Në bazë të kompetencave të tija ligjore, Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani, kërkoi sot nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë anulimin e miratimit të rekomandimit të Panelit Intervistues për zgjedhjen e Drejtorit Ekzekutiv të QKUK-së, të shpallur në media më 29. 07. 2011.
Anulimi do të zbatohet për shkak të shkeljes së nenit 5, paragrafi 1, të Kontratës Kolektive Sektoriale midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe Federatave Sindikale të Shëndetësisë të Kosovës, e cila siguron transparencën e plotë gjatë procedurave të përzgjedhjes së punonjësve në institucionet e kujdesit shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë.
Ndryshe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolaj, te premten ishte ngutur ne rekomandimin e Panelit intervistues për kandidatin fitues nga kandidatët që janë testuar për drejtor ekzekutiv të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), duke emëruar Dardan Stublla i cili është edhe dhenderr i tij per, drejtor të kësaj qendre.
Stublla nuk ka asnjë ditë pervoje pune në QKUK dhe as që njeh fare sektorin e shëndetesisë dhe menaxhmentit.