Antikorrupsioni godet QKUK-në
Prishtinë, 31 mars - Një varg opinionesh negative ka shprehur Agjencia Kundër Korrupsionit për procedurat e prokurimit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Gazeta Zëri ka siguruar disa nga to, me çrast përveç rekomandimeve, spitalit më të madh në vend shpesh i jepen edhe vërejtje për shmangien e shkeljeve gjatë procedurave të tenderimit.
Në tenderin Servisimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve në onkologji, Antikorrupsioni ka gjetur se dy kompani gjatë procesit të tenderimit te kërkesat për përshtatshmëri profesionale kanë ofruar emra të serviserëve të njëjtë.
Andaj prokurimit të QKUK-së i është kërkuar që të evitojë këtë shkelje.
/Zëri/