Analiza HIV këshillohet për të gjithë në SHBA
Washington, 1 maj - Një grup pune i krijuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara rekomandon që të gjithë të rriturit amerikanë të analizohen për virusin HIV, pavarësisht rrezikut të tyre për infektim ose jo.
Grupi i mjekëve dhe shkencëtarëve i shpalli rekomandimet të hënë, duke bërë thirrje për kontroll rutinë për virusin HIV për të gjithë personat midis moshave 15 dhe 65 vjeç.
Paraprakisht, ky grup kishte rekomanduar analiza vetëm për ata që janë në rrezik të lartë për infektim me virusin HIV, i cili shkakton SIDA-n.
Shkencëtarët e grupit të punës thonë se 50 mijë persona në Shtetet e Bashkuara infektohen me virusin HIV çdo vit, dhe se gati 25 për qind e të infektuarve me HIV nuk e dinë se janë të infektuar.