23 Dhjetor 2024

Amerikanët të shqetësuar nga përhapja e gripit

Boston, 11 janar - Në disa qytete amerikane, njerëzit po u drejtohen klinikave me simptoma të rënda gripi. Në 44 shtete amerikane ka njoftime për grip me përhapje të gjerë.

Bostoni ka shpallur emergjencë shëndetësore dhe zyrtarët po u bëjnë thirrje njerëzve që ta marrin seriozisht gripin e tanishëm.

Një numër gjithnjë e më i madh zyrtarësh sot në mëngjes u bënë thirrje njerëzve të mbrohen nga gripi që po përhapet - një ndër epidemitë më të mëdha në dekadën e fundit.

Kryebashkiaku i Bostonit, Tom Menino, thotë se qyteti është nën bllokadë dhe gjendja po keqësohet çdo ditë.

“E theksoj: ju lutem të gjithëve shkoni nëpër qendrat shëndetësore për të bërë vaksinën e gripit,” thotë Tom Menino – Kryetar i Bashkisë së Bostonit.

Që nga muaji tetor, në Boston janë raportuar rreth 700 raste me grip, ose 10 herë më shumë se sa gjatë stinës së gripit vitin e kaluar.

Por shpërthimi i gripit nuk ka prekur vetëm Bostonin. Në Hjuston të Teksasit, disa klinika trajtojnë 20 deri në 25 persona në ditë. Sipas zyrtarëve, në të gjithë vendin, deri tani kanë vdekur 18 fëmijë. Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë thonë se gripi nisi të përhapet një muaj më përpara se sa zakonisht dhe lloji mbizotërues i tij, H3N2 është i njohur për simptomat e rënda, sidomos tek të moshuarit.

Epidemia ende nuk e ka arritur kulmin dhe zyrtarët po bëjnë thirrje për vaksinimin e çdo personi duke filluar nga mosha 6 muajsh. Por ata paralajmërojnë se as kjo nuk është e mjaftueshme për t’u ruajtur nga virusi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)