24 Dhjetor 2024

Amerikanët paguajnë shumë për kujdesin shëndetësor

Washington, 10 korrik - Statistikat tregojnë se SHBA renditet e 51-ta në botë për nga jetëgjatësia e banorëve.

Amerikanët paguajnë të paktën dy herë më shumë për kujdesin shëndetësor sesa banorët në vendet më të zhvilluara, duke përfshirë Anglinë dhe Francën. Këto shpenzime prekin më shumë amerikanët pa sigurime shëndetësore.

Rickey Dana është një prej miliona amerikanëve që jetojnë me një sëmundje afatgjatë.
 
\"Zgjohem në mes të natës me të vjella. Kjo është shumë e vështirë.\"
 
Ajo vuan nga sëmundja kronike Lyme, një infeksion bakterial. Por sëmundjes së saj tashmë i janë shtuar shqetësimet nga kompanitë e sigurimit që nuk mbulojnë shpenzimet e trajtimit ose nxjerrin pengesa burokratike. Dhe faturat e saj shtohen.
 
Mjeku i saj i ka dhënë 4 barna të ndryshme dhe një pilulë kushton 25 dollarë. Asaj i thonë se ka nevojë për pushim, por puna i duhet për të blerë barnat dhe paguar vizitat tek pjeku.
 
\"Unë kam për të paguar qiranë, dhe mjeku më kërkon 400 dollarë për 30 minuta vizitë. Dhe gjithë kjo streson jetën time.\"
 
Të dhënat e reja të lëshuar nga qeveria zbulojnë se kosto e kujdesit shëndetësor ndryshon nga spitali në spital. Për shembull, e njëjta procedurë mjekësore që mund të kushtojë 37 mijë dollarë në Arkansas; kushton rreth 100 mijë dollarë në spitale të ndryshme në Kaliforni; dhe rreth 32 mijë dollarë në Virxhinia.
 
Dr. Gerard Anderson është përgjegjës për Financa dhe Menaxhim në qëndrën spitalore Johns Hopkins. Ai thotë se spitalet i kanë rritur aq shumë çmimet gjatë 30 viteve të kaluara se tani nuk kanë asnjë lidhje me koston aktuale.
 
\"Kjo nuk është kostoja e shtrimit në spital, as kostoja e infermiereve, por thjesht sepse ata kanë vendosur të rrisin çmimet.\"
 
Michelle Katz është një infermiere. Ajo thotë se praktikat e vendosjes së çmime janë të padrejta.
 
\"Nuk ka një rregull, nuk ka transparencë, por në se unë shkoj në spital nuk dua të shqetësohem se po hyjë në borxh.\"
 
Miliona amerikanë si Dana janë duke shpresuar, se kur një pjesë e rëndësishme e nismës së presidentit Obama për reforma të kujdesit shëndetësor hynë në fuqi vitin e ardhshëm, çdo gjë do të rregullohet. Por Dr Anderson thotë se çmimet e larta ndoshta do të frenohen por nuk pritet të ulen.
 
Dana ka aplikuar për ndihmë financiare për të reduktuar faturat e saj nga 40 mijë dollarë në 10 mijë dollarë. Por edhe kjo është një shumë jo e vogël, prandaj Danas i duhet të gjejë një apartament tjetër me qera më të ulët. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)