25 Dhjetor 2024

Ambasadorja Jacobson përuron repartet e renovuara në QKUK

Prishtinë, 24 dhjetor - Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), janë përuruar kati i tretë në Klinikën e Kirurgjisë dhe kati i dytë i  Klinikës Infektive, investim i financuar përmes Programit për Ndihmë Humanitare të Komandës Evropiane të SHBA-ve.

 Në këtë përurim morri pjesë edhe ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Tracey Jacobson, e cila tha se ka kënaqësinë të bëjë përurimin e fazës së dytë të renovimeve në Klinikën e Kirurgjisë dhe Infektive, duke shtuar se investimi i tërësishëm është 1.5 milion  dollarë. 

Jacobson, tha se shpresojnë që investimi i bërë do të ndikojë në përmirësim të kushteve të përgjithshme të trajtimit të pacientëve kosovarë.

Dr. Ferid Agani, ministër i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, tha se ky renovim është bërë falë vazhdimit të bashkëpunimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Shteteve  të Bashkuara të Amerikës.

“Ky renovim të do të krijojë kushte më të mira  për trajtim të pacientëve, investimi i tërësishëm i bërë deri tani ka vlerë 2.5 milionë euro dhe është rreth 50% e buxhetit që ka QKUK për investime kapitale”, theksoi Ministri Agani. 

Ai shprehu gatishmërinë e MSH-së, për vazhdim të bashkëpunimit, në të mirë të përmirësimit të shërbimeve për pacientët që marrin shërbime shëndetësore në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)