Ambasada e SHBA-ve përgëzuar profesionistët shëndetësor në Kosovë
Prishtinë, 5 prill - Përmes një deklarate për media Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka përgëzuar përpjekjet e profesionistët shëndetësor për punën e palodhshme dhe me rrezik që po bëjnë për të zvogëluar përparimin e COVID-19.
"I përgëzojmë përpjekjet e vazhdueshme të profesionistëve të shëndetësisë dhe të të tjerëve që po punojnë me mund e me rrezik të madh për të zvogëluar përparimin e COVID-19 në Kosovë".
"Ata kanë nevojë për mbështetjen e të gjithëve. Duke punuar së bashku, duke ndjekur udhëzimet e profesionistëve të shëndetësisë dhe duke lënë anash ndasitë mes komuniteteve, e mposhtim COVID-19", thekson ambasada amerikane.
#TogetherWeCan