21 Prill 2025

Amasadori i Norvegjisë viziton QKMF-në në Prishtinë

Prishtinë, 15 shkurt - Drejtori i  shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Arben Vitia bashkë me një pjesë të stafit të Qendrës Kryesore të Mjeksisë Familjare, priti në një takim ambasadorin e Norvegjisë, Jan Braathu.

Me këtë rast ambasadori u njoftua për punën dhe shërbimet që ofrohen në këtë qendër. Gjithashtu, u diskutua për investimet e fundit, ngritjen e cilësisë së shërbimeve  dhe zhvillimin e vazhdueshëm profesional të personelit shëndetësor.

Ambasadori Braathu, dha një përshkrim të sistemit shëndetësor në Norvegji, ku mbi të gjitha u fokusua në rëndësinë që ka pjesëmarrja e qytetarëve në vendimarrje.

Gjithashtu u diskutua për çështje tjera të rëndësishme në kuadër të ngritjes së kapaciteteve dhe cilësisë së shërbimeve, si mbledhja adekuate e të dhënave, edukimi dhe promovimi i shëndetit dhe mbi të gjitha transparenca e procesit.

Vitia dhe abasadori Braathu, vizituan pastaj disa pjesë të QKMF-së, ku ambasadori u njoftua me disa nga investimet e bëra e sidomos me ngritjen e kapaciteteve në shumë shërbime dhe ofrimin e shërbimeve të reja, si rrjedhojë e kërkesave dhe nevojave të qytetarëve dhe zhvillimeve të tjera si ato të vizitave sistematike në shkollat e Komunës së Prishtinës.
 
Në fund ambasadori Braathu, komplimentoi stafin për punën e bërë duke u shprehur shumë i kënaqur me atë që pa dhe shprehi gatishmërinë për mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)