22 Dhjetor 2024

Ali Sadriu, presion politike mbi punëtorët

Prishtinë 26 shkurt - Menaxhmenti i ri në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) katër muaj pas marrjes së ‘timonit’ të këtij institucioni ka shfaqur presionet e tij politike dhe psikologjike ndaj një numri të caktuar të shërbyesve civil brenda QKUK-së.

 

Shënjestër e këtyre presioneve tendencioze janë katër shërbyesit civil që udhëheqin pika kyçe në QKUK e të cilët janë, Skënder Shabani, menaxher i Personelit dhe Administratës në QKUK, Gazmend Rushiti, menaxher i Prokurimit, Musa Vitija, drejtor i Auditimit të Brendshëm si dhe Islam Krasniqi, shef i Shërbimeve Teknike në QKUK.

Sadriu ka kërkuar dorëheqjen e katër shërbyesve

Njëri nga shërbyesit civil, në kushte anonime ka deklaruar se, presionet ndaj tyre kanë filluar me prapavijë politike nga vet drejtori i sapoardhur Ali Sadriu, për të vazhduar pastaj me zv/drejtorin Rrahim Krasniqi i cili presionin e ka vazhduar jashtë bazës ligjore dhe duke bërë rivlerësime negative mbi punën e këtyre shërbyesve.

Ndërsa, drejtori ekzekutiv i QKUK-së Ali Sadriu ka thënë se, ende nuk ka marrë asnjërin prej formularëve të vlerësimit të shefave të shërbimeve profesionale, andaj çdo ndërhyrje e tillë pa marrë formularin e vlerësimit drejtori ekzekutiv, paraqet konflikt interesi. “Drejtoria ekzekutive e QKUK-së, do bëjë publike çfarëdo vendimi që ndërmerret në këtë drejtim, por deri tani, nuk është marrë ndonjë vendim i tillë”, ka thënë Sadriu.

Megjithatë, këtë e ka demantuar burimi ynw duke thënë se, vlerësimi i zv/drejtorit Krasniqi është diskutuar edhe nga 13 anëtarët e pranishëm në mbledhje e bordit ekzekutiv, mirëpo sipas tij, në procesverbalin e ditës çështjen nuk ka dashur ta fus fare drejtori Sadriu.

“Drejtori ka qenë në dijeni sepse kjo është diskutuar të martën edhe në mbledhjen javore të bordit ekzekutiv. Po ashtu nga zv/drejtori ne kemi kuptuar se ai ka qenë në presion të vazhdueshëm që neve të na jepet gjithsesi vlerësim i punës negative. Në anën tjetër secilit prej nesh vet drejtori i kërkuar që të jap dorëheqje”, njofton njëri nga shërbyesit.

Shërbyesit ankohen tek KPM-ja!

Ndryshe, shërbyesit civil për këtë situatë i kanë dërguar një ankesë edhe Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës nga i cili edhe presin përgjigje të shpejtë. “Vlerësimin e vitit 2009 po e bënë sërish në muajin shkurt të vitit 2010 zv/drejtori Krasniqi. Ne e kemi vlerësimin e ish drejtorit Jusuf Ulaj për vitin që shkoi ndaj konsiderojmë që rivlerësimi është tendencioz dhe me qëllime të caktuar nga Drejtoria Ekzekutive. Kërkojmë ndihmën tuaj, që sa më shpejtë të vini dhe të shikoni dosjen personale të secilit nga ne”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e drejtuar KPM-së.

KPM ekzaminon çështjen e shërbyesve në QKUK!

“Jam i njoftuar me çështjen e shërbyesve civil sot do të shkojmë të bëjmë monitorimin dhe respektimin e ligjit atje. Do të ekzaminojmë gjendjen në përgjithësi dhe do të përgatisim rekomandimet që janë të obligueshme të zbatohen nga organet e punësimit”, ka thënë Bajram Ajeti anëtar Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës (KPM).  

/ Info Press /
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)